Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punonjësja e aeroportit ia grisi biletën udhëtares

Ruke Ahmataj Sinani, mëngjesin e së mërkurës, duhej të udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës drejt Zvicrës, raporton KTV .

Por, ajo mbeti në Kosovë, meqë bileta iu shqye nga një punonjëse e aeroportit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetë protagonistja nuk ka dashur të flasë para kamerës për shkak të gjendjes shëndetësore, por vjehrri i saj tregon se si ndodhi mosmarrëveshja te sektori i dorëzimit të bagazhit.

Shefki Sinani thotë se gjithçka filloi kur punonjësja e Aeroportit u tregoi se dy bagazhet së bashku kishin 4 kilogramë më shumë se limiti, andaj duhej pagesë shtesë. Bileta iu shqye pasi Sinani pagoi për kilogramët shtesë.

Pas kësaj, sipas tij, nusja e djalit të tij, e cila është shtatzënë, pati probleme shëndetësore dhe, me rekomandimin e mjekut, nuk udhëtoi. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u kanë kërkuar ndjesë udhëtarëve në fjalë “për pakënaqësinë e shkaktuar”.