Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punonjëset e pastrimit me grevë kërkojnë pagat e papaguara

Kanë mbajtur një grevë në hollin e godinës së Komunës së Klinës, të premten, sërish punëtoret e pastrimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe të objekteve të Komunës, me kërkesën që t’u paguhen dy pagat që u ka mbetur borxh ish-kompania e kontraktuar nga Komuna për shërbimin e pastrimit “VITAL CLEANING” SH.P.K. nga Prishtina, shkruan sot Koha Ditore.

Pastrueset tregojnë se kjo është hera dytë që protestojnë dhe se deri tashti dhjetëra herë kanë shkuar në Komunë për të shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre për pagat që ajo kompani nuk po ua paguan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Krejt jemi 19 punëtore. 13 jemi punëtore të pastrimit në QKMF dhe 6 të tjera punëtore pastrimi në Komunë. Kompania ‘VITAL CLEANING’ disave prej nesh na i ka borxh nga dy rroga e disa të tjerë nuk i ka paguar fare”, flasin njëzëri ata, duke mos dashur individualisht të identifikoheshin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.