Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punimet te “Kafet e Vogla” s’do të bëjnë zgjidhje për gjithë lagjen, do të ketë punime sërish

Në fund të marsit, Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit në rrugën “Fehmi Agani”.

Gati tre muaj e gjysmë pas, kur punimet kanë hyrë në fazën e përfundimtare, jo të gjithëve u është bërë zgjidhje, raporton “038” në KTV.

Një pjesë e lagjes ka mbetur pa u lidhur në rrjetin e ri të kanalizimit.

Kjo, sipas banorëve, nuk ka ndodhur përkundër premtimeve të komunës.

Madje, ata janë të frustruar me dëmet që thonë se u janë shkaktuar gjatë kësaj periudhe.

Thonë se u ishte kërkuar që kompania të lejohej të punonte në parkingun e ndërtuar me vetëkontribut të banorëve, pasi u ishte premtuar kanalizimi i ri.

Por, banesat nuk u lidhën në rrjetin e ri, e as parkingu nuk u kthye në gjendjen e mëparshme.

Edhe Punimet te “Kafet e vogla” s’përfundojnë siç ishin planifikuar, zgjasin deri në fund të verës Arbëri Punimet te “Kafet e vogla” s’përfundojnë siç ishin planifikuar, zgjasin deri në fund të verës

Në komunë thonë se lidhja e kësaj pjese të lagjes në rrjetin e ri të kanalizimit, është projekt tjetër, i ndarë nga ai që po kryhet tash.

Për kubëzat e pakthyera në vendin e tyre dhe gjendjen e parkingut, Tahiri thotë se para se të përfundojnë punimet, kompania do të detyrohet të kthejë gjithçka në gjendjen e mëparshme.

Shqetësim tjetër i banorëve është edhe fakti se edhe nëse lidhen në rrjetin e ri, do të përballen përsëri me punime në lagjen e tyre.