Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punimet rreth urës së Ibrit, peng i zgjedhjeve

Hapja për qarkullim e urës mbi lumin Ibër ka mbetur peng i punimeve të pakryera nga ana veriore, që udhëhiqet prej Listës Serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Pas ndërprerjes së punimeve muajin e kaluar nga udhëheqja komunale e Mitrovicës Veriore ato ende nuk kanë rinisur. Kjo nuk pritet të ndodhë të paktën deri pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë. Përfaqësues shqiptarë të veriut nuk e kanë përjashtuar mundësinë që problemi i urës të përdoret për qëllime politike nga serbët, pas përçarjes së Listës Serbe dhe krijimit të subjekteve të reja politike nga ky komunitet. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.