Asnjë procedurë e prokurimit nuk është përfill kur është dhënë sivjet thëngjilli falas për 4.636 punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Gjithçka është vendosur në shpejtësi. Ka nisur me vendimin me pak rreshta të Bordit të Drejtorëve të kësaj Korporate, dhe është pasuar me një urdhëresë të drejtorit menaxhues të KEK-ut, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo ka ndodhur brenda dy ditësh - më 8 e 9 nëntor të këtij viti. Sasia e thëngjillit dhuratë për punëtorët mbërrin në 37 mijë e 88 tonë.
Veprimet e menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut janë ndikuar nga një letër që në adresë të tyre, më 6 nëntor e ka dërguar Sindikata e Pavarur e Energjetikës e Kosovës (SPEK), e në të cilën ua kujton atyre rekomandimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Punëtorëve të KEK-ut u ndalohet thëngjilli në formë dhurate
-
Dyshime për krim të organizuar gjatë ndarjes së thëngjillit për punëtorët
-
Kosova importoi thëngjill në vlerë 6 milionë euro në vitin 2024-n
-
Protesta e punëtorëve të “Kosova Thëngjillit”, u arrestua një protestues
-
KEK-u për fundvit shpërblen të gjithë punëtorët me nga 500 euro