Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e Postës në grevë për paga, paralajmërojnë ashpërsim të masave

Për shkak të vonesave në paga, e që ndodh tash e pesë muaj, punëtorët e postës kanë hyrë në grevë.

Për një orë rresht, punëtorët kanë pezulluar punën, duke kërkuar që për këtë ndërmarrje publike të ndërmerren masa për parandalimin e krizës financiare, raporton KTV.

Vonesa e pagave, sipas kryetarit të sindikatës së punëtorëve, Etrit Hoti, po ndodh për shkak të mospagesës së qerasë nga ana e Telekomit, e cila arrin shumën prej rreth 800 mijë eurove si dhe favorizimi që po u bëhet bizneseve private.

Hoti ka kërkuar që edhe Qeveria të mos e zvarrisë procesi, duke mos miratuar strategjinë për postën.

Punëtorët e postës do të protestojnë edhe të hënën. Protesta e së hënës do të jetë njëditëshe dhe do të zgjasë nga ora 8 deri në 21 në të gjitha pikat vendore.

Më pas, sindikata planifikon të ndërmarrë veprime të tjera më radikale.

Artikuj të ngjashëm