Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e Postës mbajtën grevën njëorëshe, të hënën tërëditore

Punëtorët e Postës së Kosovës (PTK) në gjithë territorin e vendit sot kanë mbajtur grevë një orë, me kërkesën që të tejkalohet kriza financiare në këtë ndërmarrje publike.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës, Etrit Hoti u shpreh se greva ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve për të tejkaluar krizën financiare në këtë ndërmarrje.

Ai paralajmëroi për të hënën një grevë gjithëditore, për të vazhduar me masa të ndryshme sindikale deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Mursel Krasniqi, punëtor i Postës tha se janë të shqetësuar se ende nuk i kanë marrë paga, ndonëse është data 6 korrik.

Ai shtoi se me marrjen e pagave po kanë probleme tash e disa muaj.

Telekomi i Kosovës është në krizë të thellë financiare dhe rrezikon edhe falimentimin.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm