Punëtorët e shumtë të larguar nga KEDS-i janë befasuar për të keq me aktvendimin e fundit të nxjerrë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila nuk i ka dhënë të drejtë padisë së tyre kundrejt menaxhmentit të kësaj kompanie, raporton KTV.
Me aktvendimin e fundit të nxjerrë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e gjithë përpjekja e tyre disa mujore nëpër shumë institucione është hedhur poshtë.
Sindikata e punëtorëve e konsideron aktvendimin politik.
Avokati Nasuf Hasani, i angazhuar në këtë çështje, e konsideron të çuditshëm dhe të dëmshëm për punëtorët një aktvendim të tillë të nxjerrë.
Hasani ka konfirmuar se janë në pritje të nisjes së shqyrtimit të kërkesës së tyre që ajo të shqyrtohet edhe në procedurën përmbarimore.
Nga dy vendimet e marra prej menaxhmentit të KEDS-it, u larguan mbi 100 punëtorë, mirëpo një pjesë e tyre nënshkruan marrëveshje për largim.
Në KEDS nuk kanë pranuar të flasin.