Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e KEDS-it rinovojnë një shkollë në Kamenicë

Mbi 500 nxënës të shkollës fillore “Fan Stilian Noli”, të Kamenicës nga e hëna do të kenë kushte shumë më të mira mësimi.

Kjo, pasi shkolla e tyre është rinovuar nga punëtorët e KEDS-it, të cilët të dielën në vend të pushimit, kanë zgjedhur të punojnë në mënyrë vullnetare, vetëm që nxënësit të kenë ambiente më të mira mësimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç bën të ditur zyra për informim e KEDS-it dhjetëra punëtorë të kësaj kompanie nga Distriktet e Gjilanit dhe Prishtinës kanë arritur ta ndryshojnë pamjen e brendshme të shkollës, përcjell KosovaPress.

“U ngjyrosën muret, radiatorët, dyert, u shtrua laminat në disa pjesë. Kjo bëri që me një angazhim të pakursyer, kjo shkollë të mos jetë më në kushte të rënda, si për nxënës, ashtu edhe për mësimdhënës. Gjithcka është bërë nën moton “Me duart tona”, pra vetëm përmes duarve”, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.

Kjo iniciativë ka bërë të lumtur edhe drejtorin e shkollës, Mustafë Rrudhanin dhe Drejtorin për Arsim në Komunën e Kamenicës, Agim Shkodra.

Ata u shprehën të lumtur nga ky fakt, pasi shkolla në Kamenicë kishte me të vërtetë nevojë për një ndërhyrje.

“I jam bashkuar aksionit vullnetar të kompanisë sonë me qëllim që fëmijëve tonë t’iu ofrojmë kushte më të mira në shkollë dhe të tregojmë se me duart tona, duke u treguar vullnetarë, mund të ju ndihmojmë atyre që të kenë ambient më të mirë për punë dhe për mësim”, tha Syrmie Kika, punëtore e KEDS-it.

Aksioni i sotëm nuk është i vetmi që ndërmarrin punëtorët e KEDS-it rreth përmirësimit të kushteve në shkolla.

Disa muaj më parë janë kompletuar laboratorë të informatikës me kompjuterë dhe pajisur me internet 7 shkolla në territorin e vendit, përderisa janë shpërndarë edhe qindra libra për nxënës.