Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e “Infrakos-it” paralajmërojnë ashpërsim të grevës nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen

Për më shumë se tridhjetë vjet, Muharrem Shabani punon si mirëmbajtës i hekurudhave në “Infrakos”.

Por, të hënën ai nuk e nisi punën si zakonisht dhe iu bashkua punëtorëve të tjerë në stacionin hekurudhor në Fushë Kosovë, raporton KTV.

Këtu Rexhepi dhe kolegët e tij të “Infrakos”-it për një orë mbajtën grevë duke kërkuar pagat, të cilat nuk i kanë marrë që nga janari.

Punëtorët kanë thënë se grevat mund të ashpërsohen në më shumë orë, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Greva ka ndikuar edhe në transport. Qytetarët që zakonisht përdorin trenin për të udhëtuar në relacionin Prishtinë-Pejë është dashur të gjejnë një zgjidhje tjetër ose të presin trenin, i cili është nisur një orë me vonesë.

Ndërkohë, kryeshefi ekzekutiv i “Infrakos”-it, Agron Thaçi, ka thënë se ndërmarrja është duke punuar me humbje.

Edhe Punonjësit e “Trainkos” e “Infrakos”, ultimatum ndërmarrjeve për rritje të pagave LAJMET E MBRËMJES Punonjësit e “Trainkos” e “Infrakos”, ultimatum ndërmarrjeve për rritje të pagave

Për gjendjen e krijuar ai ka fajësuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Zhvillimit Ekonomik që nuk e kanë mbështetur ndërmarrjen financiarisht.

KTV-ja për gjendjen e krijuar në këtë ndërmarrje ka pyetur ministritë përgjegjëse, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

Ndërkohë, greva dhe protesta për shkak të kushteve të këqija të punës dhe pagës kanë paralajmëruar edhe punëtorët e “TrainKos”-it.