Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e AKP-së, të rrezikuar nga asbesti – kërkohet urgjentisht zhvendosja e tyre

Ka vite që Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk po gjen rehati në ambientet në mes të tregut dhe Komunës së Prishtinës.

Kjo e fundit vazhdimisht i ka bërë presion agjencisë për lirimin e kësaj hapësire, që është pronë e komunës, për projektin e “Çarshisë së Vjetër” dhe tregut, raporton KTV.

Ndërsa, Ministria e Administratës Publike ende nuk i ka bërë zgjidhje për objektin, pavarësisht shumë kërkesave.

Edhe pse ende nuk e di se ku do të zhvendosen, nevojën për diçka të tillë e sheh si urgjente, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari.

Kjo, edhe për shkak të izolimit të objektit me materiale të asbestit dhe mungesës së investimeve në to.

Edhe Mish-mashi i komunës me tregun e gjelbër, i cili vazhdon të jetë në gjendje të tmerrshme Arbëri Mish-mashi i komunës me tregun e gjelbër, i cili vazhdon të jetë në gjendje të tmerrshme

Javë më parë, Avokati i Popullit kishte nisur hetimet lidhur me ndotjen e mjedisit nga materialet dhe mbeturinat e patrajtuara me përbërje të asbestit.

Për më shumë se një dekadë e gjysmë, kjo hapësirë me objektet në të, fillimisht, i kishin shërbyer Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, e nga viti 2008 pasardhëses së saj, Agjencisë Kosovare të Privatizimit.