Dhjetëra banorë të fshatit Biti e Poshtme të Komunës së Shtërpcës sërish kanë organizuar një protestë, të mërkurën, për t’i kundërshtuar punimet në ndërtimin e hidrocentraleve në këtë zonë.
Sipas banorëve, përveçse lumi Lepenc po futet nëpër gypa në mënyrë të jashtëligjshme, punëkryerësit po ia dëmtojnë edhe parcelat bujqësore gjatë punimeve. Banorët tashmë kanë vendosur çdo ditë të dalin te zona ku po ndërtohen hidrocentralet, derisa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të reflektojë rreth kësaj çështjeje, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas banorëve, së fundi janë dëmtuar edhe disa parcela të mbjella me fasule nga punëkryerësit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prej më shumë se 2 muaj e ka shpërfillur edhe shkresën e Avokatit të Popullit, i cili pati kërkuar të vendosej masë e përkohshme lidhur me çështjen e operimit të hidrocentraleve në Komunën e Shtërpcës...(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)