Organizata Iniciativa për Progres (INPO) publikon sot raportin “Indeksi i kënaqëshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”.
Panelistë në këtë konferencë do të jetë sekretarja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi.
INPO ka dizajnuar raportin duke bërë matjen e kënaqshërisë së qytetarëve për 15 fusha të shërbimeve komunale, bazuar në indikatorë matës për secilën fushë dhe shërbim. “Indeksi i kënaqëshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale” synon që në baza vjetore të skanoj kënaqëshmërisë e qytetareve me performancën e komunës, rezultatet e të cilit do të ndikonin në prioritizimin e politikave investive dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve komunale
-
INPO: Prishtinasit më së shumti të pakënaqur nga mungesa e parkingjeve publike dhe trotuareve
-
INPO: Afro 80 për qind e qytetarëve të pakënaqur me rrugët dhe parkingjet
-
INPO: Gati gjysma e qytetarëve të pakënaqur me gjendjen nëpër rrugët e Prishtinës
-
74 për qind e prishtinasve të kënaqur me shërbimet komunale
-
INPO publikon Indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Ferizaj