Organizata Iniciativa për Progres ka publikuar të premten raportin për kënaqshmërinë e qytetarëve me shërbimet administrative të Komunës së Prishtinës.
“Qytetarët e Prishtinës në përgjithësi janë të kënaqur me shërbimet komunale, punën e kryetarit të Komunës dhe drejtorive komunale, derisa në listën e pakënaqësive dominojnë mungesa e venparkimeve publike, pamundësia për të lëvizur lirshëm nëpër trotuare, mirëmbajtja e rrugëve, si edhe mungesa e aktiviteteve sportive dhe rinore. Negativisht është vlerësuar edhe puna e Kuvendit Komunal”, thuhet në raportin “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”.
Albulena Nrecaj, drejtoreshë ekzekutive në INPO, ka thënë se më shumë se tri të katrat e qytetarëve të Prishtinës janë të kënaqur me shërbimet e administratës komunale, të cilat janë për pajisje me dokumente të gjendjes civile, leje ndërtimore dhe leje biznesi, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas saj, 76 për qind të qytetarëve janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me shpejtësinë dhe saktësinë e marrjes së këtyre shërbimeve.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
INPO: Afro 80 për qind e qytetarëve të pakënaqur me rrugët dhe parkingjet
-
Prishtinasit të pakënaqur me mungesën e parkingjeve
-
INPO: Prishtinasit më së shumti të pakënaqur nga mungesa e parkingjeve publike dhe trotuareve
-
INPO: Gati gjysma e qytetarëve të pakënaqur me gjendjen nëpër rrugët e Prishtinës
-
Prishtinasit të kënaqur me punën e Ahmetit, të pakënaqur me parkingje, trotuare, rrugë e gjelbërim