Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse Vetëvendosje kundërshton kryesimin e Xhavit Halitit në një Komision

Më 2 nëntor, partitë opozitare të bëra bashkë kishin lëshuar mbledhjen konstituive të komisionit për Stabilizim Asociim si shenjë proteste ndaj zgjedhjes që opozita e quante arbitrare të Xhavit Halitit në krye të këtij komisioni, raporton KTV.

Opozita insistonte se kryesuesi i këtij komisioni të jetë nga opozita, prandaj kjo çështje iu kthye Kryesisë.

Por, këtë të martë, më shumicë votash, kryesia e zgjodhi sërish Xhavit Halitin si kryetar, që për Vetëvendosjen kjo është e papranueshme.

Por, shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se opozita nuk mund të marrë atë që nuk u takon. Por, derisa PDK-ja triumfoi karshi opozitës për kryesuesin e komisionit për MSA-në, ata nuk po arrijnë që njëjtë të bëjnë edhe për demarkacionin. Kryetar i GP-PDK-së Memli Krasniq pranon se nuk i kanë votat. Edhe vetë kryetari i Kuvendit thotë se aktualisht si temë në pritje është vetëm buxheti. Ndërkohë, brenda javës, pritet të merret vesh se kur kjo temë do të diskutohet në Komisionin për Punë të Jashtme.

Artikuj të ngjashëm