Për detyrat që kishte marrë në fillim të mandatit, ministri i Shëndetësisë ishte i bindur se do t’i ketë duart e lira të veprojë, duke u thirrur në premtimin e shefit të tij se shëndetësia është prioritet, raporton KTV.
Por Rrahmani po paguan faturën për vendimin e kryeministrit Isa Mustafa që të shtyjë datën e mbledhjes së premiumeve.
Ai jo vetëm që u vlerësua si i pazoti për të udhëhequr një dikaster me kaq shumë probleme, por iu kërkua që të largohet nga kjo detyrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputetë të LDK-së ndërkohë kërkuan që të mos politizohet me këtë çështje.
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, iniciues i interpelancës së kryeministrit lidhur me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore, përmendi disa nga pikat që nuk u plotësuan për të nisur mbledhja e premiumeve.
Ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, nuk u mor fort me akuzat, por kohën e shfrytëzoi për të numëruar të arriturat që dikasteri i tij ka bërë gjatë kësaj kohe. Ndërkohë, kryeministri Isa Mustafa pranoi se gjendja në shëndetësi është jo e mirë. Në fund të debatit, Visar Ymeri ka paraqitur një rezolutë lidhur me implementimin e këtij ligji, megjithatë mbeti të harmonizohet me grupet e tjera parlamentare për t’u hedhur në votim.