Ministria e Shëndetësisë ka bërë pak hapa përpara, dy muaj para fillimit të mbledhjes se premiumeve për Sigurime Shëndetësore. Mbledhja e këtyre premiumeve ishte planifikuar në janar, ndërsa nga kryeministri Isa Mustafa është shtyrë për korrik për shkak të mospërmbushjes se kritereve. Katër muaj pas, këto kritere ende nuk janë përmbushur.
Përfaqësuesit e profesionistëve shëndetësorë dhe përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane nuk janë përfshirë fare në këtë proces. Qasjen e Qeverisë se Kosovës e në veçanti të Ministrisë se Shëndetësisë e kanë quajtur të rrezikshme e jo transparente, shkruan sot “Koha Ditore”.
Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, ka deklaruar se nga dhjetori përfaqësuesin e tyre e kanë kontaktuar dy herë, por asnjëherë në lidhje me çështjet elementare të sigurimeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
MSH-ja ndal përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore
-
Oda Amerikane mirëpriti shtyrjen e mbledhjes së premiumeve shëndetësore
-
Shtyhet pa afat mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore
-
Mbledhja e premiumeve për sigurime shëndetësore vështirë se mund të nisë më 1 korrik
-
Zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore pret Qeverinë e re