Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore dhe rrjedhimisht implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.
Oda Amerikane konsideron se fillimi eventual i procesit të mbledhjes së premiumeve shëndetësore pa përmbushje të kritereve të nevojshme do të ishte në kundërshtim me dispozitat e ligjit dhe do të shkaktonte huti në mesin e komunitetit të biznesit.
“Oda Amerikane kërkon nga Qeveria e vendit dhe institucionet e tjera përgjegjëse që periudhën në vijim ta shfrytëzojnë për kryerjen e të gjitha përgatitjeve të nevojshme për implementimin e këtij ligji të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.
Po ashtu Oda Amerikane kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të marrin në konsideratë vërejtjet dhe rekomandimet e palëve të interesit gjatë procesit të plotësim-ndryshimit të ligjit të sipërcekur, në përputhje me Agjendën Legjislative të vitit 2017.
-
OEA kërkon që Ligji për Sigurime Shëndetësore të implementohet nga 1 janari 2018
-
Oda Amerikane kërkon pezullimin e implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore
-
Mbledhja e premiumeve për sigurime shëndetësore vështirë se mund të nisë më 1 korrik
-
Zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore pret Qeverinë e re
-
OEA në Kosovë i kërkon Qeverisë të shtyjë zbatimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore