Politikanë nga Serbia po e shfaqin haptas dëshirën e vet që kontestin me Kosovën, ose ajo që ata e quajnë “çështje e pazgjidhur e Kosovës”, të rregullohet gjatë administratës së presidenti aktual amerikan Donald Trump, transmeton Koha,net.
Sipas gazetës “blic” të Beogradit, edhe pse nuk dihet se kush do t’i dalë përballë Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020, ndërrimi i administratës dhe ardhja e demokratëve në Shtëpinë e Bardhë, gjithsesi se do të ndikonte në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq për këtë gazetë ka vlerësuar se “largimi i Trumpit do të ishte i keq për zgjidhjen nyjës kosovare”.
“Kjo nuk do të na përgjigjej. Sërish do të ketë ultimatum – çdo gjë tashmë është e zgjidhur, Kosova është e pavarur dhe neve na mbetet vetëm ta njohim pavarësinë e saj”, citohet të ketë thënë Daçiq.
Dragan Gjukanoviq nag Qendra për Politikë të Jashtme beson se edhe administrata e ardhshme do të mbetet po në këtë prag kur bëhet fjalë për Kosovën.
“Administrata e re do ta kishte po këtë qasje të vendosur që çështja të zgjidhet. Për më tepër, presioni për përfundimin e dialogut do të ishte edhe më i mundshëm dhe më i fuqishëm. Veç kësaj, ndikimi amerikan te pala kosovare në kornizat për zgjidhje përfundimtare do të mund të ktheheshin më shumë drejt kërkesave të Prishtinës” ,ka thënë Gjukanoviq për gazetën.
Edhe BE-ja do të vazhdojë të mos bëjë asgjë në Ballkan edhe pas fitores së TrumpitZgjedhjet në SHBA duhet të mbahen në vjeshtën e vitit 2020 e presidenti i zgjedhur detyrën e merr më 21 janar 2021.
Marko Savkoviq nag Forumi i Beogradit për politikë të përsosur thekson se ka mbetur edhe pak kohë për zgjidhjen e kontestit me Kosovën.
“Ajo që do të bëhet në gjysmën parë të vitit 2020, do të bëhet. Pas kësaj është rregull që në gjashtë muajt e fundit të administratës të mos merren vendime të mëdha nga Shtëpia e Bardhë.
-
Pritje “të përziera” për qasjen që do ta ketë ndaj Kosovës presidenti i ri amerikan
-
Trump ka një mundësi në dorë për njohjen e Kosovës nga Serbia, por ai po e injoron
-
“Bloomberg”: Shpresë për zgjidhje në Ballkan, në fund të mandatit të parë të Trumpit
-
“Novosti”: Me Trumpin Beogradi nuk do t’i humbë të gjitha