Hipokrizi vlerësohen deklaratat e presidentit Hashim Thaçi të bëra një ditë më parë në drejtim të bashkësisë ndërkombëtare rreth themelimit të Gjykatës Speciale, raporton KTV.
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu thotë se Thaçi ishte ai që iu bëri presion deputetëve të tij në kohën sa ishte lider i PDK-së që ta votojnë specialen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, thotë se që nga fillimi kishte folur për të metat e themelimit të këtij organi, që veç me letra është i Kosovës.
Ai thotë se pikërisht ky fakt ka treguar se Kosova nuk është e gatshme të marrë përsipër obligimet e saj.
Tash, kur jemi bërë pjesë e lojës, duhet pranuar edhe obligimet. Më 3 gusht të 2015-ës, Kuvendi i Kosovës kishte votuar me shumicë votash themelimin e speciales, por kjo ndodhi pas tentimit të dytë, meqë herën e parë dështoi t’i marrë votat e deputetëve.
Vitin e kaluar, me kërkesë të veteranëve të UÇK-së, ishte tentuar të bëhej plotësim ndryshimi i ligjit në Kuvend, por kjo iniciativë e deputetit Nait Hasani nuk mori mbështetjen e deputetëve.