Disa auto-shkolla të rajonit të Prishtinës, po e bojkotojnë punën në shenjë proteste ndaj vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka vendosur që kandidatët gjatë provimit për patentë shofer të testohen edhe në poligon, raporton KTV,.
Sipas tyre, ky vendim i Ministrisë së Infrastrukturës është i paarsyeshëm.
Kryetari i Shoqatës së Auto-shkollave të Prishtinës, Afrim Islami ka thënë se ky vendim është i njëjtë me ato praktikat gjatë sistemit të komunizmit. Pronarët e auto-shkollave thonë se janë dëmtuar shumë. Sipas tyre, në asnjërin prej shteteve të Bashkimit Evropian, poligoni nuk është kusht për kalimin e provimit për patentë shofer.
KTV-ja ka provuar gjatë ditës që të marrë një përgjigje nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, mirëpo askush nuk e ka komentuar këtë vendim.
Ndërkaq, pronarët e auto-shkollave të Prishtinës, që kanë nënshkruar edhe një peticion kundër këtij vendimi, kanë thënë se do të protestojnë deri në revokimin e tij nga Ministria.
Pse po e bojkotojnë punën disa auto-shkolla të... by kohanet
-
Autoshkollat e konsiderojnë të papranueshme inicativën për të privatizuar Njësinë e patentë shoferëve
-
Kundërshtohet nisma e Ministrisë për privatizimin e Njësisë së patentë shoferëve
-
Autoshkollat në protestë – kërkojnë mbajtjen e provimeve
-
Autoshkollat paralajmërojnë protestë më të ashpër të mërkurën
-
“Bllokimi” i sistemit të testimit për patentë shoferi lë dhjetëra kandidatë në pritje