6 mijë euro të ndara për trajnimet e stafit të Institutit të Mjekësisë Ligjore u harxhuan në një destinacion krejt tjetër, raporton KTV.
4 mijë euro u dislokuan për dërgimin e ekspertëve mjeko ligjorë në Kizhevak, por 2 mijë të tjera ua mori borxh Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për një udhëtim zyrtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe pas katër javësh që mjeko-ligjorët patën mundësi të shkonin në Kizhevak, paratë u harxhuan dhe të martën ekipi i ekspertëve nuk pat mundësi të udhëtonte për atje. KTV-ja ka provuar të kontaktojë Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për të marrë një sqarim se përse iu deshën paratë e Institutit, por ajo ishte e paqasshme.
Në fakt, si edhe çdo herë tjetër, për atje ka udhëtuar Prenk Gjetaj dhe ndihmësi i tij Kushtrim Gara, që të dy janë staf teknik.
Në anën tjetër, Arsim Gerxhaliu ka konfirmuar se arsyeja e mungesës është e njëjta si e herës së kaluar, pasi nuk kanë mjete financiare.
Ai ka treguar se për 4 javë punë efektive, kanë harxhuar 4 mijë euro, aq para kishte arritur t’i merrte brenda departamentit të tij, për me tutje thotë se i mbetet në dorë qeverisë.
Ministria e Drejtësisë thotë se është duke i shikuar mundësitë për gjetjen e mjeteve financiare.
Sidoqoftë, punimet tashmë janë në fazën përfundimtare dhe për më pak se dy javë ato do të mbyllen.