Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas publikimit të disa listave të veteranëve të rremë, duke thënë se në këtë listë bëjnë pjesë edhe shumë ish-luftëtarë që luftuan nën emblemën e UÇK-së, raporton KTV.
Ai ka shprehur zhgënjimin se si Prokuroria ka bërë gabime të tilla, duke kërkuar përmirësim të menjëhershëm të listave.
Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria që t’u kërkojë falje ish-ushtarëve të UÇK-së emrat e të cilëve figurojnë në këto lista.
“Unë, kryetar i OVL së UÇK-së, që me marrjen e detyrës sime si përfaqësues i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jam betuar që t’i përfaqësoj me nder dhe t’i mbroj dhe ruaj vlerat e mia dhe të bashkëluftëtarëve të mi, sot nuk janë fyer vetëm bashkëluftëtarët e mi që emrat e tyre figurojnë në listat me emrat e rremë të veteranëve. Sot ndihem i fyer unë dhe ndiej mllef të shoh emrat e tyre në një listë të tillë”, ka thënë ai.
-
Gucati në Ditën e Veteranit: Nuk ndihemi të lirë, kemi problem me institucionet tona
-
Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë, kërkojmë drejtësi të mirëfilltë
-
Për një vit, listës së veteranëve që përfituan pension iu shtuan 165 persona
-
Gucati: Evropa të mos lejojë që drejtësia të shndërrohet në instrument politik
-
OVL e UÇK-së kërkon që Basha të shkarkohet shkaku i artikullit, paralajmëron edhe masa të tjera