Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse fshati Popolan i Suharekës kundërshton një vendim të Komunës

Banorët e Vraniqit të Suharekës kërkuan nga komuna lokacion për varreza, pasi që nuk kanë vend në varrezat e fshatit, raporton KTV.

Komuna caktoi varrezat e reja në fshatin fqinj Popolan, por banorët e atyshëm po e kundërshtojnë vendimin e komunës.

Kuvendi Komunal i Suharekës kohë më parë kishte vendosur që këtë parcelë, e cila gjendet në fshatin Popolan, ta adaptojë në varreza të fshatit Vraniq.

Banorët e Popolanit po kundërshtojnë, duke thënë që këtë lokacion do të mund ta shfrytëzonin për nevoja të fshatit.

Vendimin e Kuvendit e quajnë politik.

Përmes një peticioni këta banorë kishin kërkuar nga kryetari Salih Asllanaj që ta anulojë këtë vendim, por sipas tyre janë injoruar nga ai.

Edhe Pse fshati Popolan i Suharekës kundërshton një vendim të Komunës Video Pse fshati Popolan i Suharekës kundërshton një vendim të Komunës

Ata thonë që nëse komuna nuk e tërheq këtë vendim, nuk do t’i ndalin protestat.

E, banorët e fshatit Vraniq, që ka rreth 400 shtëpi, thonë që nuk kanë vend në varrezat e vjetra, andaj kanë kërkuar zgjidhje nga komuna.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Suharekës, Salih Asllanaj, i ka thënë televizionit se nuk e kanë ndërmend ta ndryshojnë vendimin.