Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSDHK-ja shkrihet në listën zgjedhore të LDK-së

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës është shkrirë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajmin e ka bërë me dije kjo e para, në një postim në Facebook.

“Urime marrëveshja LDK - PSHDK! Na shkoftë mbarë!”, është thënë në njoftimin e kësaj partie.

Nuk është bërë me dije se sa kandidatë për deputetë do t’i takojnë PSDHK-së në listën e LDK-së.

Kujtojmë se më herët, Partia Demokratike e Kosovës nënshkroi marrëveshje të njëjtë bashkëpunimi me Lëvizjen për Bashkim.