Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD: Marrëveshja për energjinë, avancim i autonomisë së veriut

Partia Social Demokrate (PSD) ka reaguar ndaj marrëveshjes së arritur të martën në Bruksel, për energjinë, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

Sipas PSD-së, marrëveshja është avancim i autonomisë së veriut.

“Marrëveshja për energjinë është avancim i autonomisë së Veriut. Udhërrëfyesi për energjinë na tregoi udhën që ky dialog po e ndjekë. Koordinatat e një marrëveshjeje përfundimtare tashmë kanë dalë në sipërfaqe. Nuk la vend për hamendje e spekulime. As për interpretime. Ajo çka dihet është që asnjë marrëveshje që ka në qendër paqen mes popujve nuk lejon krijimin e entiteteve autonome në hapësirën shtetërore të një vendi tjetër. Asociacioni i komunave me shumicë serbe e ka thelbin tek kjo natyrë politike. Përjetësimi i konfliktit është ushqim për politikanët autoritar si Kurti e Vuçiq”, ka thënë PSD-ja përmes një komunikate për media.

Sipas kësaj partie, Kurti po institucionalizon statusin e veçantë të komunave veriore të Kosovës, përmes marrëveshjes për energjinë.

Të mërkurën u ra dakord për udhërrëfyesin përmes të cilit do të zbatohet Marrëveshja për energjinë në veri e arritur më 2013.

Edhe Lajçaku njofton se “Elektroseveri” e ka nënshkruar kontratën për energjinë me KEDS-in Arbëri Lajçaku njofton se “Elektroseveri” e ka nënshkruar kontratën për energjinë me KEDS-in

“Përderisa procesi i kaluar negociator e kishte si qasje politike arritjen e marrëveshjeve përmes pjesëve të ndryshme. Procesi i tanishëm në krye me Kurtin ka si strategji këtë qasje: marrëveshjet për tema të veçanta si arritje më e lehtë dhe disi e padallueshme e perfide e marrëveshjes finale, pa u dalluar efektet aty për aty. Ky është popullizmi. Ky është rreziku. Pushtetit të ri iu desh pak kohë për ta rrëzuar tërë ligjërimin e ndërtuar pikërisht ndaj kësaj qasjeje dhe kësaj përmbajtjeje që sot e firmosi”, thuhet më tej në deklaratë.

Marrëveshja për energjinë e arritur më 2013 nuk është zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.