Partia Socialdemokrate mbështet protestën e organizuar sot nga Sindikata e KEDS, duke theksuar veçanërisht kërkesat e drejta të punëtorëve sindikalistë : rritje të pagave dhe zbatim të kontratës kolektive, thuhet në komunikatën e kësaj partie, transmeton Koha.net.
Rritja e pagave që kërkojnë ata është minimumi i kthimit për kontributin që japin me mendjen dhe djersën e tyre.
“Kur flasim për pagat e ulëta të punëtorëve, mungesën e investimeve në rrjet dhe çmimin e lartë të energjisë, gjejmë shpjegimin për fitimet milionëshe, që derdhen çdo ditë në llogaritë e kompanisë “Limak-Çalik””, thotë kumtesa
Në fund PSD shpreh solidaritet dhe gatishmëri për mbështetje ndaj secilës përpjekje e kërkesë për barazi.