Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD-ja për Specialen: Vendimet e kësaj gjykate s’kanë legjitimitet te populli i Kosovës

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur një aksion para objektit të EULEX-it, duke shprehur pakënaqësinë për vendimet e Gjykatës Speciale.

Në rrethojat e PSD-së janë vendosur shkrimet “Not in my name” (Jo në emrin tim).

Reagimi ishte pasi që në Gjykatën Speciale në Hagë, derisa iu kumtua aktgjykimi Salih Mustafës, gjykatësja tha “në emër të popullit të Kosovës”, duke thënë se pasi vjen nga Kuvendi i Kosovës, edhe vendimet e gjykatës rrjedhin nga populli i Kosovës.

“Ky deklarim politik synonte diçka tjetër. Dhomat e Specializuara dëshirojnë legjitimim përtej atij formal-juridik të saj, sepse vendimet e kësaj gjykate nuk kanë legjitimitet te populli i Kosovës. E si të kenë, teksa përbrenda ligjit, që s’frymon me konventa ndërkombëtare të drejtësisë, i hapet rruga gjykimit njëetnik e me qëllim përfundimtar tjetërsimin e luftës çlirimtare në konflikt për interesa të ngushta vetanake”, thuhet nga PSD-ja. “Të shtunën, ora 14:00, në sheshin "Zahir Pajaziti", protestojmë!”

{gallery}