Partia Socialdemokrate (PSD) në Ditë e Evropës ia ka dërguar Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë “faturën e shfrytëzimit”.
Në një aksion simbolik të martën partia joparlamentare ka dërguar tek objekti i ambasadës gjermane një "faturë", në të cilën ata kanë përllogaritur shpenzimet që sipas tyre do t'i bënte Gjermania për shkollimin e 91 mjekëve dhe 300 infermierëve, të cilët kanë thënë se janë larguar nga Kosova dhe kanë shkuar në këtë shtet për katër muaj.
Sipas PSD-së shkollimi i 91 mjekëve Gjermanisë do t'i kushtonte 18 milionë e 200 mijë euro, ndërsa i 300 infermierëve 9 milionë euro.
Në total vlera e faturës që ata e kanë quajtur “faturë e shfrytëzimit”, është 27 milionë e 200 mijë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuçi: Sistemi shëndetësor në Kosovë është i dëmtuar
-
IKD-ja padit MSH-në për tarifën prej 3 eurosh për shoqëruesit e pacientëve
-
Kostoja e politikës, kandidatët për deputetë ndajnë mijëra euro për fushatë
-
Udhëtimet e presidentes me staf, 137 mijë euro për pesë muaj
-
Për dy muaj, pak mbi gjysma e deputetëve shpenzuan 4 mijë € mbushje telefoni