Partia Socialdemokrate përmes një aksioni ka zëvendësuar flamurin e Kosovës, me një improvizim të një flamuri me dy yje dhe një pjesë e territorit me ngjyrë të bardhë.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka thënë se drafti i Asociacionit i pranuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në thelb e zhbën 17 shkurtin.
“E zhbën Republikën si koncept, e zhdukë edhe simbolikën e yjeve. Nga sot edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti. Nga sot flamuri i Kosovës i ka vetëm dy yje. Kemi themeluar një konfederatë të brendshme mes shqiptarëve dhe serbëve, pa pajtimin qytetar. Aksionet tona do të përshkallëzohen, do të kemi edhe protesta”, ka thënë ai.
{gallery}
VIDEO:
-
PSD-ja ia kërkon dorëheqjen Kurtit
-
Molliqaj: Asociacionin e bën Kurti, të bëhemi bashkë për protesta
-
PSD-ja në hapje të fushatës “djeg konceptin e opozitarizimit aktual”: Është koha për opozitë të vërtetë
-
PSD-ja “anëtarëson” Hamzën e Abdixhikun në VV
-
Molliqaj: S’ka ndryshuar asgjë që PSD-ja të hyjë në zgjedhje, sugjerojmë listë opozitare