Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për dy ditë të mbajtjes së provimit të maturës ua ka anuluar testin 107 nxënësve. Sipas MASHT-it, të mërkurën, testi u është anuluar 54 nxënësve, ndërsa të enjten 53 të tjerëve. Po ashtu nga procesi i monitorimit të mërkurën janë larguar tre vëzhgues, ndërsa të enjten kanë nisur procedurat e hetimit ndaj dy administruesve dhe një komisari, shkruan sot Koha Ditore.
Ligji për maturën shtetërore dhe një vendim i nxjerrë vitin e kaluar nga MASHT-i e ndalojnë përdorimin e telefonave në ambientet ku mbahet testimi. Megjithatë, në dy ditët e para të mbajtjes së provimit të maturës, testi është shpërndarë masivisht nëpër rrjete sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Komisionit të maturës shtetërore, Fehmi Hysenaj, ka thënë se ndaj çdo personi që ka prishur rregullat e provimit do të pasojnë ndëshkime. Ai ka thënë se edhe në ditët në vijim do të merren masa.
“Ditën e parë ua kemi larguar dhe anuluar testin 54 nxënësve, janë dënuar 3 administrues, të cilët janë në procedurë të marrjes së vendimeve për marrjen e licencës. Kurse, të enjten, 53 nxënësve u është anuluar testi dhe ndaj dy administruesve dhe një komisari kanë nisur procedurat e hetimit. Të gjithë atyre nxënësve, që ne i kemi ruajtur fotografitë dhe që i kemi identifikuar, do t’u anulohen testet”, ka deklaruar ai. (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)