Ithtarë të Gruevsit në Maqedoni që protestuan sot para Qeverisë maqedonase thanë se nuk do të lejojnë që Zaev të formojë qeveri.
Ata kërkojnë që Gjorge Ivanov të mos i japë mandatin kryetarit të LSDM-së.
Sipas tyre, nuk mund në Evropë të ketë 10 shtete ‘shqiptare’ dhe se nuk duhet në Maqedoni të flitet gjuha shqipe, raportojnë mediet e Tiranës.
“Zaevi nuk do të jetë kryeministër, do të hyjmë në Parlament dhunshëm. Nuk do të lejojmë i aboluari penal të udhëheq kombin.
Zaev i ka minuar themelet e Maqedonisë me çka dëshiron të ndryshojë emrin, dygjuhësinë, monedhë shqiptare”, tha ndër të tjera njëra nga protestueset.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruevski i ofron sërish LSDM-së deputetë për ta formuar qeverinë
-
Protestuesit në Maqedoni: Shqiptarët e kanë shtetin e tyre Shqipërinë - le të shkojnë atje dhe le të shtrojnë platforma
-
Maqedonasit vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe
-
Fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve në Shkup
-
Shkupi pa mandatar, pret nga bota “dënimin e platformës shqiptare” për qeverisje