Protestuesit në Leposaviq kanë tentuar para gjysmë ore të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.
Ata pasi kanë kuptuar se në ndërtesë ndodhet ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe se duhet të hyjë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiq, janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë, mirëpo, janë ndaluar nga ushtarët tjerë të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.
Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situate mbetet nën tension. / KP
Artikuj të ngjashëm
-
Serbët protestuan në Leposaviq e Zveçan, kërkuan lirimin e tre të arrestuarve
-
Protestë në Leposaviq
-
Numër i vogël i qytetarëve para komunës së Leposaviqit, një ditë pas tensioneve
-
Gazetarët u sulmuan nga protestuesit serbë në Leposaviq me shok-bomba e gurë, KFOR-i nuk reagoi
-
Situatë e qetë në Leposaviq, numër i ulët i protestuesve para Komunës