Rreth 470 ish-punëtore të ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” thonë se ende nuk e kanë marrë 20 përqindëshin që u takon pas privatizimit te kësaj ndërmarrje.
Në një protestë të organizuar, ish-punëtorët kanë akuzuar se 20 përqindëshin e kanë persona që nuk kanë qenë fare punëtorë të ndërmarrjes ndërsa janë anashkaluar punëtorët e vërtetë që kanë kontribuar në këtë ndërmarrje me vite të tëra, raporton TV Arta.
Nga sheshi Skënderbeu, punëtorët kanë protestuar edhe para AKP-së. Këta ish-punëtorë të Ndërmarrjes Shoqërore “Ramiz Sadiku” kanë protestuar vazhdimisht e po ashtu janë ankuar edhe në dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për padrejtësinë që sipas tyre po u bëhet.
Por edhe Gjykata ua ka refuzuar atyre ankesat.
Numri i protestuesve nuk ishte i madh pasi, siç kanë thënë, tashmë këta ish-punëtorë janë në moshë mirëpo janë të vendosur në realizimin e të drejtave të tyre.
Ndërmarrja Shoqërore “Ramiz Sadiku” është privatizuar në vitin 2006.
-
Disa ish-punëtorë të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku” ende nuk e kanë marrë 20 përqindëshin
-
Ish-punëtorët e “Ramiz Sadikut” kërkojnë 20 përqindëshin
-
Ish-punëtorë të “Ramiz Sadikut” me protesta kërkojnë 20 përqindëshin
-
Sot protestojnë ish-punëtorët e “Ramiz Sadikut”
-
Ish-punëtorët e “Ramiz Sadikut” kërkojnë 20 përqindëshin nga privatizimi