Rreth 470 ish-punëtorë të Ndërmarrjes Shoqërore, “Ramiz Sadiku”, ende nuk e kanë marrë 20 përqindëshin nga privatizimi i kësaj ndërmarrje.
Në një protestë të organizuar në sheshin “Skënderbeu”, punëtorët kanë thënë se në vend të tyre, këtë shumë e kanë marrë disa persona që, sipas tyre, nuk kanë punuar fare në këtë ndërmarrje, ose kanë punuar shumë pak.Protestuesit, nga sheshi “Skënderbeu”, u nisën për tek Agjencia e Kosovare e Privatizimit, ku 4 përfaqësues të ish-punëtorëve u futën brenda. Pas takimit, punëtorët thanë se AKP-ja, nuk iu ka premtuar asgjë. Zyrtarë të AKP-së, i kanë thënë KTV-së se meqë kanë përfunduar të gjitha afatet e ankesave, ish-punëtorët janë udhëzuar që të vazhdojnë me rrugë tjera ligjore.
Këta ish-punëtorë të Ndërmarrjes Shoqërore “Ramiz Sadiku”, kanë protestuar vazhdimisht, e, po ashtu, janë ankuar edhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet. Por, edhe Gjykata ua ka refuzuar atyre ankesat.
-
Ish-punëtorët e “Ramiz Sadikut” kërkojnë 20 përqindëshin
-
Protestojnë ish-punëtorët e “Ramiz Sadikut” për 20 përqindëshin
-
Disa ish-punëtorë të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku” ende nuk e kanë marrë 20 përqindëshin
-
Sot protestojnë ish-punëtorët e “Ramiz Sadikut”
-
Ish-punëtorët e “Ramiz Sadikut” kërkojnë 20 përqindëshin nga privatizimi