Me protesta, këta banorë po mundohen t’i bindin autoritetet e Komunës së Ferizajt, që t’ua hapë një rrugë të re për qarkullim.
Banorët e lagjes “Tafaliu” të fshatit Komogllavë, thonë që aktualisht kyçja në magjistralen Prishtinë-Hani i Elezit, është shumë e rrezikshme. Ata i kanë dërguar edhe letër kryetarit Muharrem Svarça, që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas banorëve, rruga e kësaj lagjeje në vendin ku kryqëzohet me autostradën “Arbën Xhaferri”, do të kalojë përmes një nënkalimi, i cili është ndërtuar në një largësi të konsiderueshme nga traseja ekzistuese dhe që kalimi përmes këtij nënkalimi dhe kyçja e sërishme në trasenë ekzistuese, krijon tatëpjetë të theksuar në një distancë shumë të shkurtër.
Banorët thonë që do të ishte më e përshtatshme të bëhet ndryshimi i trasesë.
KTV-ja gjatë ditës ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga kryetari Svarça, por nuk ka qenë i qasshëm.