Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protesta kundër mbylljes së magjistrales Kaçanik – Han i Elezit

Banorët e dy fshatrave të bllokuara tash e një javë, nga mbyllja e rrugës magjistrale Kaçanik – Han i Elezit, kanë protestuar pranë laurave të vendosura që ua ndalojnë qasjen në magjistrale. Ata kanë kërkuar hapjen e kësaj rruge dhe rregullimin e rrugës alternative – malore. Ndërsa, i kanë vënë ultimatum Ministrisë së Infrastrukturës që deri të enjten t’u bëjë një zgjidhje.


Dhjetëra banorë të fshatrave Kotlinë e Gjurgjedell kanë protestuar pranë laurave të vendosura në rrugën Han i Elezit - Kaçanik.

Nga e marta e kaluar, këto dy fshatra të zonave malore të Kaçanikut, që kanë hyrje-daljen pjesën e mbyllur të magjistrales, kanë mbetur të bllokuara.

Kërkesat e tyre janë hapja e rrugës magjistrale për qarkullim dhe shtrimi i rrugës malore, që i lidh me fshatin Ivajë – si alternativë.

Ata ia kanë dhënë një ultimatum Ministrisë së Infrastrukturës për t’ua bërë një zgjidhje.
 

Edhe Protesta kundër mbylljes së magjistrales Kaçanik – Han i Elezit  Video 8 v. më parë Protesta kundër mbylljes së magjistrales Kaçanik – Han i Elezit

Edhe i pari i Kaçanikut, Besim Ilazi, ka mbështetur kërkesat e banorëve, ndërsa ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës për moskomunikim.

Krah banorëve u ka dalë edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, që tha se më e rrezikshme se rruga e mbyllur është ajo për Glloboqiçë – e që është e vetmja e hapur për këtë shkuar në këtë qytet.

Megjithatë, dy kryetarët kanë bërë thirrje për shmangie të dhunës.

Rruga që po qëndron e mbyllur tash e një javë, dukej në rregull dhe u përdor nga mediat dhe kryetari Ilazi pas përfundimit të protestës.

Ndërsa, përkundër se ministria e ka mbyllur rrugën me arsyetimin se ajo paraqet rrezik, ajo vazhdimisht përdoret nga kamionët e Bechtel Enkas.

Edhe Bllokimi i magjistrales Kaçanik-Han i Elezit rrezikon mbylljen e shkollës Video 8 v. më parë Bllokimi i magjistrales Kaçanik-Han i Elezit rrezikon mbylljen e shkollës

Kontakti me Ministrinë e Infrastrukturës të martën ka qenë i pamundur.