Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Protestoj”, këtë javë pa protesta

Iniciativa e qytetarëve “Protestoj”, me anë të një njoftimi, ka treguar se këtë javë nuk do të ketë protestë, pasi thotë se nuk mund të vazhdojë të protestojë, sepse nuk po sheh potencial për masivizim të protestave, raporton KTV.

Ata kanë kërkuar nga ana e qytetarëve që të rrisin aktivitetin dhe të bashkohen për të protestuar për kauza të rëndësishme. Arsye tjetër është mosmarrja përkrahje nga ana e partive opozitare, sidomos e LDK-së dhe Vetëvendosjes. “#PROTESTOJ shpreh keqardhje për dështimin e opozitës që ta kuptojë rëndësinë e momentit dhe situatës për reagim të përbashkët, me ç’rast do t’i tejkalonin dallimet e tyre për kauza më të rëndësishme.

Iniciativa qytetare i ka bërë thirrje opozitës që t’i tejkalojë ambiciet afatshkurta elektorale e të bashkohet për masivizimin e protestave për t’i ndalur pasojat që mund të shfaqen për shkak të keqqeverisjes dhe keqpërdorimit nga ana e presidentit të funksioneve të tij në politikën e jashtme, por nuk ka hasur në mirëkuptim”, thuhet në njoftim.