Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë njoftuar se kanë anuluar marshin protestues të paralajmëruar për ditën e sotme.
Përmes një njoftimi në Facebook, Shoqata e Gastronomëve bëri të ditur se deri te anulimi i marshit protestues ka ardhur për shkak të mos ashpërsimit të masave aktuale.
“Qëllimi i këtij organizimi ka qenë kundërshtimi i ashpërsimit të masave anti-COVID, të cilat ka pasur pritshmëri të merren si pasojë e zhvillimeve dhe paralajmërimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK-së). Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht nuk ka protestë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gastronomët kanë paralajmëruar se, në rast të ashpërsimit të masave, do të ketë organizim të protestave.
-
Gastronomët protestojnë në mbrëmje para Qeverisë
-
Gastronomët marshojnë të hënën në kundërshtim të masave anti-COVID, paralajmërojnë protesta
-
Punëtorët e QKUK-së anulojnë protestën e paraparë për të mërkurën
-
Gastronomët kërkojnë heqjen e TVSH-së, paralajmërojnë prapë protesta
-
Gastronomëve u bëhet thirrje të mos lejohen në lokale klientët e pavaksinuar