Organizata Eco Guerilla përmes një kumtese për media njofton qytetarët e Tetovës se në vazhdën e luftës për ajër më të pastër në Tetovë dhe rrethinën e Pollogut, të hënën në ora 12.00 organizon një protestë kundër në Deponisë së Egër në Tetovë.
Protesta “MBROHU ose HELMOHU” do të mbahet tek lokacioni DEPONIA E EGËR, në Tetovë.
“Ju ftojmë që bashkë me familjet tuaja të vini për të ngritur zërin e pakënaqësisë për gjendjen e krijuar, djegien e mbeturinave, dështimin e autoriteteve lokale për ta dislokuar deponinë, dhe t’i bëhet presion edhe autoriteteve lokale edhe atyre qendrore që këtë kancer të Tetovës ta largojnë sa më shpejtë nga hyrja e Tetovës”, thuhet në kumtesë.
Eco Guerilla distancohet nga çfarëdo individi ose grupimi që mund të ketë tendenca që këtë protestë ta keqpërdor për të arritur qëllime parazgjedhore, për pozicionime brendapartiake, ndërpartiake ose konflikte të biznes interesave të dyshimta.
PËR AJRIN TONË, PËR JETËN TONË!
-
Zjarri në deponinë e mbeturinave në Tetovë i dëmshëm për gjeneratat e ardhshme
-
Zjarri në deponinë e Sferkës nuk shuhet as pas të reshurave
-
Zjarri në Deponinë e Sferkës, një protestues dërgohet në Emergjencë
-
Protesta kundër ndotjes së ajrit në Shkup
-
Në Serbi protestohet kundër shkallës së lartë të ndotjes