Nënkryetarja e Partisë Popullore në Serbi (Narodna stranka) Sanda Rashkopviq Iviq, ka dekalrtuar se protestat gjashtë mujore të qytetarëve nëpër mbarë Serbinë, kanë pasur suksese, sepse Vuçiq, po të mos kishte pasur protesta, tashmë do ta kishte nënshkruar marrëveshjen me të cilën Serbia përgjithmonë do të hiqte dorë nga Kosova.
"Protestat patën sukses,sepse u dëshmua se në Serbi ka shumë të pakënaqur, sepse bojkoti i Parlamentit që doli nga protestat, i dërguan mesazh opinionit vendor e ndërkombëtar se në Serbi gjërat duhet të ndryshojnë. Po të mos kishin qenë këto, presidenti Vuçqiq tashmë do ta kishte nënshkruar marrëveshjen për Kosovën dhe do të pasonte edhe një torturë tjetër mediale për mendimtarët e kundërt”, citon “danas” të ketë Rashkoviq-Iviq
Ajo në fund ka theksuar se brenda një viti e gjysmë nga Serbia janë larguar 800 mjekë specialistë dhe për këtë e ka akuzuar pushtetin aktual.
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
-
Studentët në Serbi mbledhin nënshkrime për zgjedhje të parakohshme, për ta rrëzuar Vuçiqin
-
Serbia kaloi nëpër një natë incidentesh e dhune
-
Trajkoviq: Vuçiq synon ta kthejë ndikimin me retorikë nacionaliste kundër Kosovës
-
Partia e Vuçiqit shpall fitoren