Në Shqipëri protesta e thirrur nga opozita për të martën ka eskaluar. Menjëherë pas përmbylljes së fjalës prej 30 minutash të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, protestuesit kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të objektit.
Gjithashtu në drejtim të policisë janë hedhur pankartat që protestuesit mbanin në duar, por edhe sende të tjera.
Menjëherë pas tensionimit të situatës, u shtuan forcat policore për ta vënë situatën nën kontroll.
Berisha mbajti fjalim online, pasi gjendet në arrest shtëpiak.
Artikuj të ngjashëm
-
Tensione në protestën e PD, protestuesit hedhin molotov drejt Kryeministrisë
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
-
Vazhdojnë protestat e opozitës në Shqipëri - hidhen molotovë, fishekzjarrë e gaz lotsjellës
-
Protesta e PD, molotovë e fishekzjarre drejt Kryeministrisë dhe Ministrisë së Energjisë
-
Protestat e opozitës, digjet vila e Enver Hoxhës