Trafiku Urban i Prishtinës, ka njoftuar se për shkak të protestë që është mbajtur ditë më parë dhe ditëve të humbura, vlefshmëria e biletës mujore do të shtyhet për nëntë ditë.
Kompensimi për ditët e humbura do t’i shtohet vlefshmërisë së biletës në formë automatike pas procesit të vulosjes.
“Ju njoftojmë se për shkak të protestës së ndërmarrjes sonë, e cila është zhvilluar nga data 24.11.2025 deri më 02.12.2025, janë humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore. Për t’ju kompensuar, ditët e humbura do të shtohen dhe vlefshmëria e biletës suaj mujore do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban në Facebook.
Poashtu kjo ndërmarrje ka treguar pikat dhe oraret nëpër lagjet e Prishtinës ku mund të bëhët zgjatja e vlefshmërisë së biletës.
-
S’ka grevë në “Trafikun Urban”
-
Transportuesit urbanë protestojnë edhe sot
-
Transportuesit urbanë protestojnë edhe të hënën
-
Transportuesit urbanë do ta vazhdojnë protestën deri në bartjen e mjeteve financiare
-
Pas shtrenjtimit të biletave të “Trafikut Urban”, qytetarët ankohen e kryetari i Prishtinës justifikohet