Ferizaj, 7 shtator- Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ka konfirmuar se Komuna do të vazhdojë rregullimin e lokacionit të ri të varrezave, pavarësisht refuzimit të një pjese të fshatit Balaj.
Sipas Sfarqës, punimet parashihet të kryhen brenda pak ditësh.
“Në fshatin Balaj po zbatohet vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe i Kuvendit të Komunës, që në atë vend të jenë varrezat e qytetit të Ferizajt, ndërsa varrezat do të jenë për të gjitha konfesionet fetare si myslimane, katolike, protestante, por edhe për ateistët”, ka thënë Sfarqa në takimin e KKSB-së.
Ai ka thënë se varrezat nuk janë pengesë për banorët e Balajve, ngase janë larg shtëpive të tyre, teksa protestën e disa banorëve e ka cilësuar të motivuar politikisht përpara fushatës për zgjedhje lokale (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
-
Pamje nga protesta e banorëve të fshatit Balaj të Ferizajt kundër lokacionit të ri të varrezave
-
Çështja e varrezave të reja në Fshatin e Vjetër mban në tension pushtetin me opozitën e qytetarët
-
Kundërshtohet vendimi i Ministrisë për lokacionin e varrezave në Ferizaj
-
Lokacioni i ri i varrezave në Ferizaj peng i përgjigjeve nga niveli qendror
-
Banorët me protestë ndërprenë punimet në projektin e varrezave