Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Giju ka propozuar 30 prillin e këtij viti si datë për kalimin e dosjes së çështje Salih Mustafa te trupi gjykues.
Po ashtu konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin Mustafa do të mbahet më 5 mars.
“Në vendimin e tij të fundit të 17 shkurtit, Gjykatësi i Procedurës Paraprake caktoi si afat të propozuar për kalimin e dosjes së çështjes trupit gjykues të premten, 30 prill 2021, ose rreth kësaj date. Gjykatës Giju i ka bërë thirrje palëve që të ngrehin, sa më parë që të kenë mundësi, çfarëdo çështje që mund të ndikojë në datën e propozuar të kalimit. Gjithashtu, në të njëjtin vendim është caktuar mbajtja e konferencës së ardhshme për ecurinë e çështjes më 5 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, ndërsa akuzohet për krime lufte.
-
Të mërkurën konferenca përgatitore për gjykimin e Salih Mustafës
-
Dosja e çështjes kundër Mustafës i kalohet trupit gjykues më 7 maj
-
I vazhdohet paraburgimi Salih Mustafës
-
Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj Mustafës të nisë në mars, mbrojtja do 9 muaj për hetime
-
Caktohet seanca e apelit në çështjen kundër Salih Mustafës