Të martën po mbahet seancë gjyqësore ndaj Muhamet Alidemajt, i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve dhe pjesëmarrës në masakrën e Izbicës.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, i ka propozuar Gjykatës që të pranohen si prova disa incizime e fotografi të masakrës, duke thënë se ato e dokumentojnë gjendjen e viktimave pas masakrës.
Alidemaj tha se gjatë luftës nuk ka jetuar në Kosovë, por në Beograd nga viti 1998 deri në vitin 2021.
Ai tha se akuzat ndaj tij janë bërë për çështje pronësore dhe motive hakmarrëse.
Prokurori Ilir Morina e ballafaqoi Alidemajn me raportimin e vitit 2000 nga motra e te akuzuarit ku atë kishte shpallur të zhdukur
Edhe
“Dragani shqiptar” – personi që po akuzohet për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës
Alidemaj nga Istogu është arrestuar në 2021-n, me dyshimin se kishte kryer krime në Izbicë të Skenderajt.
Muhamet Halitaj, ish-ushtar i UÇK-së, kishte dëshmuar në Gjykatë ndaj tij, duke thënë se gjatë luftës Alidemaj ishte i njohur me nofkën “Dragani Shqiptar”.
-
Prokuroria kërkon dënim maksimal ndaj Alidemajt për krime lufte në Izbicë
-
Dënohet me 15 vjet burgim për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës, Muhamet Alidemaj
-
Prokuroria kërkon dënimin, mbrojtja lirimin e Alidemajt të akuzuar për krime lufte në Izbicë
-
Shqiptari i akuzuar për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës tha se gjatë luftës ishte në Serbi