Janë shtuar zërat kritik për propozimin që sot e dha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndër tri propozimet e tij drejtuar Qeverisë, njëra prej tyre ishte se, sipas tij, Kosova ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore.
Këtë vendim e ka kritikuar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila tha se është propozim absurd.
Ka përmendur disa probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës, çka po i shtynë ata edhe ta lëshojnë vendin.
Postimi i Haxhiut në Facebook:
Edhe
Abdixhiku e quan naiv ndërtimin e kompleksit të ri rezidencial
Ndërtimi i një kompleksi rezidencial është ide dhe propozim sa absurd aq edhe i gërditshëm e sidomos në këto rrethana nëpër të cilat po kalon vendi dhe qytetarët!
Si ka mundësi që këta njerëz në vazhdimësi e kanë mendjen tek lluksi, paraja, rehatia!?
A e dijnë ore këta që qytetarët, në mungesë të zhvillimit ekonomik, po detyrohen me lëshu vendin për të kërkuar jetë më të mirë?
A e dijnë këta që qytetarët tanë janë të papunë dhe po luftojnë me mjerimin e varfërinë?
A e dijnë këta që shumë reparte në QKUK, nuk i ngjajnë spitalit ose që qytetarët detyrohen me i ble shumicën e barnave ose me kërku mbështetjen financiare për trajtim jashtë vendit!
Janë me mijëra familje që s'kanë kulm mbi kokë!
Janë bërë tmerr i vërtetë për besë!
Edhe
Haxhiu: Nëse PSD-ja është kundër Thaçit, le të dalë në protestë
Kujtojmë se pak më herët me kritika për këtë propozim të Thaçit, qe edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin ai e quajti naiv.
Lexo edhe: Abdixhiku e quan naiv ndërtimin e kompleksit të ri rezidencial