Deputetja nga Vetëvendosje Albulena Haxhiu, në një postim të vetin në Facebook, ka kontestuar dhe ka kundërshtuar propozimin e kryetarit Hashim Thaçi që të pamundësohet kandidimi në poste publike i personave që janë nën hetime, transmeton koha.net.
Sipas Haxhiut, po të ishte respektuar ky kriter, atëherë Thaçi nuk do të ishte president dhe nuk do ta krijonte pasurinë që e ka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPropozimin e Thaçit, deputetja nga Vetëvendosje e ka parë vetëm si përpjekje të tij për të eliminuar politikisht opozitën.
Haxhiu ka shkruar:
“I ashtuquajturi President, sot paska thënë që do të propozojë ndryshime, për të pamundësuar kandidimin e atyre që janë nën hetime, pa specifikuar tutje.
Së pari, sikur të kishim sistem drejtësie, Thaçi nuk do të mund të ishte asnjëherë President, por do të ishte duke dhënë llogari për pasurinë që e ka krijuar dhe gjitha dëmet politike.
Së dyti, Thaçi është dinak dhe i pacipë dhe propozimi i tij nuk ka synime të pastra e sinqerta. Ai po tenton që përmes kësaj, të eliminojë politikisht opozitën pasi që shumë prej nesh janë nën hetime për shkak të veprimeve tona në mbrojtje të Republikës dhe territorit pra për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend!
Humbja që po e pëson ai dhe PDK është e papërballueshme për të andaj edhe nuk sheh rrugë tjetër përveç kësaj!”