Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se plotësim/ndryshimi i amendamentit për Ligjin për Buxhet i kërkuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës do të shkojë shumë shpejt në Kuvend.
Krasniqi ka thënë se amendamenti është bërë sipas kërkesë së kryetarëve të komunave për të hyrat vetjake.
“Ne kemi pas takim me Kurtin javën e kaluar dhe jemi dakorduar që kryetarët bëjnë kërkesë për propozim/ndryshimin e amendamentit të kërkuar nga LDK-ja për Ligjin për Buxhet. Kemi pranuar një kërkesë dhe është në proces e sipër. Është diçka që do të shihet shumë shpejt në Kuvend sipas kërkesave të kryetarëve të komunës”, ka thënë Krasniqi në konferencë për shtyp të mërkurën.
Bllokimi i bartjes së të hyrave vetjake nga Qeveria nxiti shumë reagime nga opozita dhe kryetarët e komunave. Ishte paralajmëruar që komunat mund ta dërgonin ekzekutivin në Kushtetuese, por të hënën e kaluar u arrit dakordimi.
-
Krasniqi: Udhëzimi administrativ për zgjedhjet në veri vlen për të gjitha komunat
-
Kuvendi i thotë po në parim zhbllokimit të mjeteve vetjake të komunave
-
Qeveria miraton Projektligjin që u mundëson komunave bartjen e të hyrave vetjake
-
Në pritje të zgjidhjes nga Qeveria, komunat heqin dorë nga Kushtetuesja
-
Hoti akuzon Qeverinë për Ligjin e tatimit: Do t’i bëjë lëmsh komunat