Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pronarëve u mbesin dy javë afat për t’i larguar kioskat

Pronarëve të dhjetëra kioskave që janë të vendosura në rrugën kryesore të qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti” dhe në atë “19 Qershori” u kanë mbetur rreth dy javë ditë afat për t’i larguar ato, shkruan sot Koha Ditore.

Një vendim i Drejtorisë së Inspektoratit, i vitit të kaluar, i obligon të gjithë këta pronarë e shfrytëzues kioskash që deri më 18 mars të këtij viti t’i heqin ato, ndryshe do të merren masa ligjore ndaj tyre.

ka provuar të premten të kontaktojë drejtorin e Inspektoratit, Durim Salihu, nëse ky është afati i fundit kur do të hiqen këto kioska (pasi edhe më herët kishte pasur vendime të tilla), por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).